Skip Navigation

National Geographic Society Este programa se distribuye en los Estados Unidos y Canadá por National Geographic y EHD. [obtenga más información]

DVD ilustrado plurilingüe

La biología del desarrollo prenatal




BIOLOGJIA E ZHVILLIMIT PARA LINDJES

.Shqip [Albanian (Tosk)]


 

Descargar versión en formato PDF  ¿Qué es PDF?
 

El embrión de 8 semanas

Capítulo 30   8 semanas: desarrollo del cerebro

Në moshën 8 javëshe, truri është shumë i ndërlikuar dhe përbën pothuajse gjysmën e peshës së përgjithshme të trupit të embrionit.

Rritja vazhdon me një kurs të jashtëzakonshëm.

Capítulo 31   Cualidad de diestro y zurdo

Brenda 8 javëve, 75% e embrioneve shfaqin mbizotërimin e dorës së djathtë. Pjesa tjetër është e ndarë në mënyrë të barabartë midis mbizotërimit të dorës së majtë dhe mosshfaqjes së ndonjë preference. Kjo është evidenca më e fundit e sjelljes të mbizotërimit të dorës së djathtë apo të majtë.

Capítulo 32   Voltearse

Librat e pediatrisë përshkruajnë se aftësia për t'u "rrotulluar" shfaqet 10 deri në 20 javë mbas lindjes. Megjithatë, ky koordinim i rëndësishëm shfaqet shumë më herët në mjedisin me gravitet të ulët të qeses amniotike të mbushur me lëng. Vetëm mungesa e energjisë, e nevojshme për të mposhtur forcën më të lartë të gravitetit jashtë mitrës i pengon të porsalindurit nga rrotullimi.

Embrioni po bëhet fizikisht më aktiv gjatë kësaj kohe.

Lëvizjet mund të jenë të ngadalta ose të shpejta, të vetme ose të përsëritura, të vetvetishme apo të pavullnetshme.

Rrotullimi i kokës, zgjatja e qafës, dhe kontakti i dorës me fytyrën ndodhin më shpesh.

Prekja e embrionit shkakton një si vështrim të vëngër, lëvizje të nofullës, lëvizje sikur shtrëngon diçka dhe shtrirje të gishtave të këmbëve.

Capítulo 33   Fusión de los párpados

Midis 7 dhe 8 javëve, kapakët e sipërm dhe të poshtëm rriten shpejt mbi sy dhe bashkohen pjesërisht së bashku.

Capítulo 34   Movimiento respiratorio y micción

Edhe pse nuk ka ajër në mitër, embrioni shfaq lëvizje periodike të frymëmarrjes brenda 8 javëve.

Brenda kësaj kohe, veshkat prodhojnë urinë e cila lëshohet në lëngun amniotik.

Në embrionet meshkuj, herdhet në zhvillim fillojnë të prodhojnë dhe të lëshojnë testosteron.

Capítulo 35   8 a 9 meses (32 a 36 semanas): formación de alvéolos, agarre firme, preferencias de sabor

Kockat, kyçet, muskujt, nervat dhe enët e gjakut të gjymtyrëve u përngjajnë shumë atyre të të rriturve.

Brenda 8 javëve, epiderma, ose lëkura e jashtme, bëhet një membranë me shumë shtresa, duke e humbur shumicën e tejdukshmërisë.

Vetullat rriten, ndërsa shfaqen qime rreth e rrotull gojës.

Capítulo 36   Resumen de las primeras 8 semanas

Periudha tetë javore shënon përfundimin e periudhës embrionike.

Gjatë kësaj kohe, embrioni i njeriut është rritur nga një qelizë e vetme në pothuajse 1 miliardë qeliza të cilat formojnë mbi 4000 struktura anatomike të dallueshme qartë.

Embrioni tani zotëron më shumë se 90% të strukturave që gjenden tek të rriturit.