Skip Navigation

National Geographic Society Este programa se distribuye en los Estados Unidos y Canadá por National Geographic y EHD. [obtenga más información]

DVD ilustrado plurilingüe

La biología del desarrollo prenatal


6 a 8 semanas


BIOLOGJIA E ZHVILLIMIT PARA LINDJES

.Shqip [Albanian (Tosk)]


 

Descargar versión en formato PDF  ¿Qué es PDF?
 

Desarrollo embrionario: 6 a 8 semanas

Capítulo 20   6 semanas: movimiento y sensación

Brenda 6 javëve hemisferat trunore po rriten në mënyrë të shpërpjestuar, më shpejt se pjesët e tjera të trurit.

Embrioni fillon të bëjë lëvizje spontane dhe të pavullnetshme. Kjo lëvizje është e nevojshme për të nxitur zhvillim normal neuro-muskulor.

Një prekje e zonës së gojës shkakton që embrioni të tërheqë në mënyrë të pavullnetshme kokën.

Capítulo 21   Formación del oído externo y los glóbulos

Veshi i jashtëm po fillon të marrë formën e vet.

Brenda 6 javëve, formimi i qelizave të gjakut është në proces e sipër në mëlçi ku limfocitet janë tani të pranishme. Ky lloj i qelizës së bardhë të gjakut është një pjesë kryesore e sistemit në zhvillim të imunitetit.

Capítulo 22   Diafragma e intestinos

Diafragma, muskuli kryesor që përdoret gjatë frymëmarrjes, formohet kryesisht brenda 6 javëve.

Një pjesë e zorrës tani zgjatet përpara përkohësisht në litarthin e kërthizës. Ky proces normal, i quajtur herniecion fiziologjik, krijon vend për organet e tjera në zhvillim në bark.

Capítulo 23   Placas de las manos y ondas cerebrales

Në periudhën 6 javore, pllakat e dorës krijojnë një rrafshim të lehtë.

Valët primitive të trurit janë regjistruar qysh mbas 6 javëve dhe 2 ditëve.

Capítulo 24   Formación del pezón

Thumbat e gjirit shfaqen në anët e trungut, shumë shpejt mbasi kanë arritur vendndodhjen e tyre përfundimtare në pjesën e përparme të kraharorit.

Capítulo 25   Desarrollo de las extremidades

Brenda 6,5 javëve, dallohen bërrylat dhe gishtat e duarve fillojnë të ndahen, dhe mund të shihet lëvizja e dorës.

Formimi i kockës, i quajtur kockëzim, fillon brenda klavikulës, ose kularthit, dhe kockave të nofullës së sipërme dhe të poshtme.

Capítulo 26   7 semanas: hipo y reflejo de sobresalto

Janë vënë re lemza brenda 7 javëve.

Tani mund të shihen lëvizjet e këmbëve, së bashku me një reagim të trembur.

Capítulo 27   El corazón en maduración

Zemra me 4 dhomëza është kryesisht e kompletuar. Mesatarisht, zemra tani rreh rreth 167 herë në minutë.

Aktiviteti elektrik i zemrës i regjistruar në moshën 7,5 javësh zbulon një model valësh të ngjashëm me ato të një të rrituri.

Capítulo 28   Ovarios y ojos

Tek femrat, vezoret mund të identifikohen brenda 7 javëve.

Brenda 7,5 javëve retina e pigmentuar e syrit mund të shihet me lehtësi dhe kapakët e syve po fillojnë një periudhë të rritjes së shpejtë.

Capítulo 29   Dedos de las manos y de los pies

Gishtat e duarve janë ndarë dhe gishtat e këmbëve janë të bashkuara vetëm tek bazat.

Duart mund të bashkohen tani, po kështu edhe këmbët.

Kyçet e gjurit janë gjithashtu të pranishme.
6 a 8 semanas